vershimet ne kline adresohen mbi 200 kerkesa per kompensim demi 6978a37632e54

Vërshimet në Klinë, adresohen mbi 200 kërkesa për kompensim dëmi

January 27, 2026
1 minut lexim

Vërshimet e fundit në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumicën e komunave të vendit.

Në mesin e komunave të prekura nga vërshimet e datave 5, 6 dhe 7 janar është edhe Komuna e Klinës.

Megjithëse ende nuk dihet saktësisht shuma e dëmeve, ato në ekonomitë familjare dhe në infrastrukturën rrugore janë të konsiderueshme.

Por sa është numri i kërkesave të adresuara nga qytetarët?

Në një përgjigje për median, Shemsi Bajraktari, shef i kabinetit në Komunën e Klinës, ka bërë të ditur se numri i kërkesave për kompensim dëmi ka arritur në 290.

“Numri i kërkesave nga qytetarët është 290. Dua të theksoj se afati për dorëzimin e kërkesave për kompensim dëmi është deri në fund të kësaj jave, pra më 30 janar”, ka thënë Bajraktari.

Sipas njoftimit nga Komuna e Klinës, afati për dorëzimin e kërkesave për kompensim dëmi nga vërshimet ka qenë i hapur që nga data 9 janar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

e ftuar speciale georgina merr pjese ne premieren e filmit te melania trumpit 697890d62accd
Lajmi i mëparshëm

E ftuar speciale, Georgina merr pjesë në premierën e filmit të Melania Trumpit

svitolina ne gjysmefinale te australian open 6978a3e69fb85
Lajmi i radhës

Svitolina në gjysmëfinale të ‘Australian Open’

Të fundit nga

ShkoLartë