vershimet ne bullgari maqedonia e veriut i del ne ndihme 68e2ab77b6649

Vërshimet në Bullgari, Maqedonia e Veriut i del në ndihmë

October 5, 2025
1 minut lexim

Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ofrojë mbështetje në përballimin e pasojave të përmbytjeve, ka deklaruar presidenti bullgar Rumen Radev pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me homologen e tij maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova, shkruan agjencia shtetërore bullgare e lajmeve, BTA.

“Falënderoj presidenten Gordana Siljanovska-Davkova për bisedën konstruktive telefonike dhe për ngushëllimet e shprehura për viktimat e përmbytjeve në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e treguar të RMV-së për të dhënë mbështetje në përballimin e pasojave të kësaj katastrofe”, Rumen Radev, President i Bullgarisë.

Biseda ndërmjet dy presidentëve vjen në një periudhë kur Bullgaria po përballet me reshje intensive shiu dhe përmbytje që kanë prekur një numër të madh rajonesh në vend, duke lënë pjesë të popullsisë pa energji elektrike dhe me qasje të kufizuar në zonat e prekura.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga mediat bullgare, përmbytjet kanë marrë jetën e katër personave.

Aktivitetet e emergjencës vazhdojnë, ndërsa vullnetarë, ekipe ushtarake dhe sociale po punojnë për pastrimin e rrugëve, sigurimin e sigurisë së popullsisë dhe rikthimin e normalitetit të jetës. /SHENJA/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kerkohet program skriningu per zbulimin e hershem te kancerit te gjirit 68e2aad07301f
Lajmi i mëparshëm

Kërkohet program skriningu për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

tjeter drame ne familjen e 13 vjecares ne korce motra e vogel asfiksohet nga zjarri 68e2acd44ebb1
Lajmi i radhës

Tjetër dramë në familjen e 13-vjeçares në Korçë, motra e vogël asfiksohet nga zjarri

Të fundit nga

ShkoLartë