verifikimi i lejeve te ndertimit ministrja kociu inspekton farken ky operacion ka synim rritjen e standardit dhe mbrojtjen e qytetareve 692dd254953df

Verifikimi i lejeve të ndërtimit, ministrja Koçiu inspekton Farkën: Ky operacion ka synim rritjen e standardit dhe mbrojtjen e qytetarëve

December 1, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, u rikthye sot në Farkë, një nga zonat ku prej tre javësh po zhvillohet operacioni i gjerë për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe standardeve të sigurisë në terren.

Ajo deklaroi se ky është një proces i strukturuar, afatgjatë, që po jep një panoramë të qartë të situatës ndërtimore.

Sipas të dhënave të deritanishme, 26 komplekse rezidenciale, me 581 vila dhe godina kolektive, janë inspektuar deri sot. Nga kontrolli janë konstatuar rreth 4.500 m² shtesa pa leje, ku gjysma e sipërfaqes është prishur menjëherë nga vetë ndërtuesit, ndërsa pjesa tjetër po vlerësohet për procedurën e konfiskimit për interes publik.

Ministrja Koçiu vuri theksin te një element i rëndësishëm i kuadrit të ri ligjor, që synon të vendosë standarde të qarta dhe të ndalë përfitimet e paligjshme.

“Për çdo objekt ku zbulohet tejkalim i lejes ndërtimore, ai konfiskohet për interes publik ose për strehim social, ose prishen të gjitha ndërtimet e kryera,” u shpreh ajo, duke nënvizuar se ky mekanizëm shërben për të mos lejuar që abuzimi ekonomik të shpërblehet.

Ministrja u shpreh se qëllimi i operacionit nuk është penalizimi i industrisë së ndërtimit, por ngritja e standardeve dhe mbrojtja e qytetarëve.

“Dua ta theksoj me forcë, ky operacion nuk ka synim të ndëshkojë industrinë e ndërtimit, ka synim të rritë standardin, të mbrojë qytetarët, të sigurojë që ata që zbatojnë ligjin të mos konkurrohen padrejtësisht nga ata që e shkelin atë. Të gjithë ata që ndërtojnë sipas lejes, me dokumentacion të rregullt e me standarde janë aleatët tanë në këtë proces”, tha Koçiu.

“Ky proces nuk do të zgjasë tre javë, as deri në fund të sezonit. Do të vazhdojë derisa rregulli, standardi dhe përgjegjësia të jenë norma e vetme në territor”, shtoi drejtuesja e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti ne varrimin e nenes se hysni gucatit 692dd0513e3d2
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti në varrimin e nënës së Hysni Gucatit

spalletti ben bilancin vlahovic do te mungoje per 2 3 muaj david dhe openda mund te luajne se bashku 692dd2b42a25f
Lajmi i radhës

Spalletti bën bilancin: Vlahoviç do të mungojë për 2-3 muaj, David dhe Openda mund të luajnë së bashku

Të fundit nga

ShkoLartë