vera rrit problemet me zemren kardiologet keshillojne kontrolle rutine 68b433f473434

Vera rrit problemet me zemrën, kardiologët këshillojnë kontrolle rutinë

August 31, 2025
min lexim

Stina e verës ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek të sëmurët kardiovaskularë. Sipas bluzave të bardha, temperaturat e larta sjellin sforcim të organit të zemrës, duke i pamundësuar kryerjen e funksionit.

“Personat që janë të sëmurë kardiak kronik, dekompozohen më lehtë gjatë muajve të verës si pasojë e temperaturave të nxehta. Zemra sforcohet në temperatura të larta, kanë një mbingarkesë në kthimin e gjakut venozë, dhe rrjedhimisht, dekompensohen sëmundjet kardiovaskulare”, tha ajo

Sipas të dhënave zyrtare, shkaqet kryesore të vdekshmërisë në vend, vijnë si pasojë e problemeve me zemrën.

Arrestet kardiake, si forma më e rëndë e sëmundjeve të zemrës, mund të shkaktohen edhe si pasojë e një komplikacioni të lindura, ku individët mund të mos jenë në dijeni. Ndaj mjeku kardiolog në QSUT, Taulant Gishto, këshillon kontrolle rutinë tek specialist, pasi neglizhenca mund çoj deri në humbje të jetës.

Mund të flasim për arrest kardiak në një terren të mbylljes së arteries koronare.  Mund të flasim arrest në aritmive malinje, që mund të ndodh edhe në terren të një zemre jo me probleme mekanike, por shfaqen në saj të disa sindromave të lindur.. Është një finale e një problemi që mund të ketë qenë edhe më herët, por pacienti në gjithë këtë kupolën e neglizhencës, shkon drejt arrestit kardiak. Në rast se ne kemi një pacient diabetik, apo mbi 45 vjeç dhe që nuk bën kontroll rutinë, gjasat që ky pacientë të bëjë sëmundje kardiovaskulare janë shumë të larta”

Parandalimi më mirë sesa trajtimi. Kardiologu Gishto për Abc News, tregon se çfarë duhet të bëjmë, për të mbajtur larg problemet me zemrën.

“Kardiologjia parandaluese, bazohet në disa kolona. Kryesorja aktiviteti i shtuar ditor…minimumi 12 mijë hapa në ditë. Ushqimi, hipokalorik. Çdo ushqim me përmbajte yndyrash…. Menaxhimi i sheqernave, buka e bardhë.  Menaxhimi i mirë i sëmundjeve bashkëshoqëruese, dhe largimi nga veset, si duhani, alkooli apo drogave.

Rastet me probleme kardiovaskulare, gjithnjë e më shumë po vijnë në rritje edhe në vendin tonë. Faktor kryesor mjekët listojnë, shtimin e jetës sedentare në popullatë, pra një jetë pa aktivitet fizik të mjaftueshëm, kequshqyerjen, si dhe përdorimin e veseve të këqija, si duhanpirja apo përdorimi i drogave të ndryshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti para te rinjve prezenton projektin e qendres rinore ne cair 68b4329d25c80
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti para të rinjve prezenton projektin e Qendrës Rinore në Çair

kostoja e operacionit shkon ne 40 milione euro 68b4345394a18
Lajmi i radhës

Kostoja e operacionit shkon në 40 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë