vera nuk ka mbaruar ende meteorologia porja jep parashikimin e bujshem 68bacb75f0a42

Vera nuk ka mbaruar ende/ Meteorologia Porja jep parashikimin e bujshëm

September 5, 2025
1 minut lexim

Edhe pse kemi hyrë në vjeshtë, kjo fundjavë e shtatorit do të jetë tipike vere. Meteorologët parashikojnë mot të qëndrueshëm me diell.

“Kjo e shtunë dhe e diel do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të cilat janë me origjinë nga pjesa veriore e Afrikës dhe kanë përfshirë Ballkanin. Do të sjellin një qendrueshmëri të motit. Sidomos paradite do të ketë intervale të gjata me diell. Pjesa e dytë e ditës vranësirat do të jenë kalimtare, por nuk pritet të ketë reshje”, u shpreh Lajda Porja.

Temperaturat do të pësojnë rritje këtë fundjavë për t’u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të shijojnë bregdetin.

“Temperaturat mjaft të larta edhe të shtunën. Maksimumi do të ruajnë vlerën 35°C. Për hir të së vërtetës, jemi në stinën e vjeshtës, por do të kemi një fundjavë tipike vere. Era herë pas here do të jetë prezente, sidomos në pjesën e dytë të ditës era do të jetë prezente duke bërë që brigjet e Adriatikut dhe Jonit të kenë një det relativisht me dallgë dhe kujdesi duhet të jetë pak më i madh”, u shpreh Porja.

Meteorologët parashikojnë që edhe fillimi i javës tjetër të jetë me kushte të njëjta atmosferike dhe me temperatura të larta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aliu inteligjenca artificiale ka potencial te madh per perparimin e shendetesise 68baca14712ab
Lajmi i mëparshëm

Aliu: Inteligjenca artificiale ka potencial të madh për përparimin e shëndetësisë

calhanoglu zbulon endrren e madh 68bacbd38fd16
Lajmi i radhës

Calhanoglu zbulon ëndrrën e madh

Të fundit nga

ShkoLartë