vengu prezanton 3 pikat per modernizimin e flotes ajrore shqiptare 6891d73216974

Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare

August 5, 2025
1 minut lexim

Janë prezantuar nga ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu 3 prioritetet për modernizimin e flotës ajrore shqiptare.



Në një takim të mbajtur në Bazën Ajrore të Farkës, në kuadër të Rivlerësimit Strategjik të Mbrojtjes, ministri ka bërë me dije se do të modernizohen sistemet e mbrojtjes kundërajrore, do të investohet në infrastrukturën e bazave ajrore, e deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë.

Postimi i ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu:

Në Bazën Ajrore të Farkës ku vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standarteve të NATO-s dhe arritjen e objektivave të vendosura në Samitin e Hagës.

Tre prioritetet tona kryesore:

Modernizimi i flotës, pajisjeve, teknologjisë dhe armatimit, që nga meteorologjia deri tek sistemet e mbrojtjes kundërajrore.

Zhvillimi i infrastrukturës në bazat ajrore në Gjadër, Rinas, Farkë, Kuçovë dhe Vlorë, për të rritur sigurinë dhe efektivitetin e Forcës Ajrore në misione ushtarake dhe të mbrojtjes civile.

Zhvillimi dhe specializimi i burimeve njerëzore me:

– Rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë;

– Trajnimin e gjeneratës së re të pilotëve, teknikëve të bordit, kontrollorëve dhe ekspertëve të sistemeve pa pilot.

Të gjitha këto mbështetur në, infrastrukturë të re, rritje të trajtimit financiar dhe promovim të karrierës ushtarake për të rinjtë shqiptarë.

Vijon puna me të gjitha komandat, strukturat operacionale dhe partnerët ndërkombëtarë, për të ndërtuar një Forcë Ajrore moderne, efikase dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nota mesatare 3 69 nga matura shteterore ne afatin e provimeve ne qershor 6891d58e0c742
Lajmi i mëparshëm

Nota mesatare 3.69 nga matura shtetërore në afatin e provimeve në qershor

zelensky mercenare nga kina pakistani dhe vende te tjera po luftojne per rusine 6891d85e50c11
Lajmi i radhës

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vende të tjera po luftojnë për Rusinë

Të fundit nga

ShkoLartë