Venezuela Fury ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një video të re të publikuar në TikTok, ku shfaqet duke shijuar ditët e nxehta të verës.
16-vjeçarja pozoi me bikini, duke treguar atmosferën relaksuese gjatë pushimeve, ndërsa në video u shfaq edhe bashkëshorti i saj, Noah Price, 19 vjeç. Çifti dukej në humor të mirë, teksa kalonte kohë së bashku nën rrezet e diellit.
Pamjet u përhapën me shpejtësi në platformë, ku fansat reaguan me mijëra pëlqime dhe komente. Dyshja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, duke ndarë shpesh momente nga përditshmëria dhe jeta e tyre së bashku.

Videoja e fundit është një tjetër dëshmi e popullaritetit që Venezuela Fury dhe Noah Price gëzojnë në TikTok, ku çdo publikim i tyre zgjon interes të madh mes ndjekësve.

Burimi: botasot.info


