zedhenesja venera azizi per mbeturinat institucionet te veprojne sipas konkluzave te qeverise 68f7c3720170e

Venera Azizi: 5 objekte sportive në shkolla do të rikonstruohen gjatë vitit 2026

October 6, 2026
1 minut lexim

Pesë objekte sportive në shkollat fillore dhe të mesme në vend do të rikonstruohen gjatë vitit 2026, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe krijimin e ambienteve më të sigurta, moderne dhe funksionale për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Këtë vendim të sotëm të Qeverisë e ka njoftuar zëdhënësja Venera Azizi.

Punimet do të realizohen në këto shkolla:

SHFK „Imri Elezi“, Çair – Shkup

SHFK „Gjergj Kastrioti – Skënderbeu“, Poroj – Tetovë

SHFK „Said Najdeni“, Dibër

SHFK „Naim Frashëri“, Kumanovë

SHMK „Josip Broz Tito“, Qendër – Shkup

“Këto investime janë pjesë e një programi më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në shkolla. Deri tani janë rehabilituar 10 objekte sportive, ndërsa në 15 objekte të tjera punimet janë në fazën përfundimtare”, ka deklaruar Azizi.

Sipas saj investimet synojnë krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin fizik dhe sportiv të nxënësve, duke e vendosur infrastrukturën sportive shkollore në fokus të investimeve për gjeneratat e reja.

„Sporti nuk është vetëm lojë, por një investim në zhvillimin e çdo fëmije“, ka thënë ajo.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nicole scherzinger rikthehet ne skene pas aksidentit mahnit fansat me bikini me temina 6ac51a23b320e
Lajmi i mëparshëm

Nicole Scherzinger rikthehet në skenë pas aksidentit, mahnit fansat me bikini me temina

prokuroria kerkon burgim te perjetshem per 4 vrasje ne kumanove ne qender te akuzes edhe nekrofilia 6ac51e0eee75f
Lajmi i radhës

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Të fundit nga

​Rrahje në Mitrovicë, arrestohet një person

Një person është arrestuar dhe një tjetër ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një rrahjeje që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “UÇK” në Mitrovicë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e
ShkoLartë