vendosja e trupave te nato s ne territorin ukrainas rutte pse duhet te na interesoje se cfare mendon rusia 68b96107bba6c

Vendosja e trupave të NATO-s në territorin ukrainas, Rutte: Pse duhet të na interesojë se çfarë mendon Rusia?

September 4, 2025
1 minut lexim

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë.

Gjatë një konference për shtyp, Rutte u pyet për qëndrimin e tij mbi refuzimin e Rusisë për praninë e forcave të NATO-s në territorin ukrainas.

Pse duhet të na interesojë se çfarë mendon Rusia për trupat në Ukrainë? Ukraina është një vend sovran. Nuk është në dorën e tyre të vendosin,” tha Rutte.

Ai shtoi se Rusia nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë vendimet sovrane të Ukrainës, veçanërisht kur bëhet fjalë për masa sigurie që mund të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Nëse Ukraina dëshiron të ketë forca garantuese sigurie në territorin e saj për të mbështetur një marrëveshje paqeje, kjo është çështje e tyre. Askush tjetër nuk mund të vendosë për këtë,” theksoi ai.

Rutte gjithashtu kritikoi rëndë perceptimin e ndikimit të presidentit rus Vladimir Putin në arenën ndërkombëtare.

Duhet të ndalojmë së bëri Putinin më të fuqishëm seç është. Ai është thjesht guvernatori i Teksasit, asgjë më shumë. Ndaj, nuk duhet ta marrim aq seriozisht,” u theksoi kreu i NATO-s.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksidenti tragjik ne lisbone shkon ne 17 numri i viktimave 68b95f535fc7f
Lajmi i mëparshëm

Aksidenti tragjik në Lisbonë, shkon në 17 numri i viktimave

veliaj mesazh nxenesve me fillimin e vitit te ri shkollor ju dua shume lali eri 68b96414f1896
Lajmi i radhës

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

Të fundit nga

ShkoLartë