vendoset nen kontroll zjarri ne zheline 687bdfd61cdb5

Vendoset nën kontroll zjarri në Zhelinë

July 19, 2025
1 minut lexim

Zjarri në Zhelinë është vendosur nën kontroll, kështu ka informuar Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali.

Ai ka falenderuar të gjitha shërbimet për reagimin e plotë, teksa ka sqaruar se ekipet ende ndodhen në terren.

“Falë angazhimit të shpejtë dhe të koordinuar të të gjitha ekipeve dhe resurseve në terren, zjarri që shpërtheu në territorin e Komunës së Zhelinës dhe po lëvizte në drejtim të Erebinës, për momentin është vënë nën kontroll. Falënderim për të gjitha shërbimet e angazhuara për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë! Situata vazhdon të ndiqet me kujdes, ndërsa ekipet mbeten në terren deri në eliminimin e plotë të rrezikut nga riaktivizimi”, njofton Ali.

Kujtojmë se zjarri në Zhelinë u përhap sot pasdite, teksa kryetari i komunës Blerim Sejdiu tha se dyshojnë në zjarrvënie të qëllimshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zjarri ne zheline gomat jane ndezur dhe jane leshuar te rrotullohen shpatit qe te perfshihet siperfaqe me e madhe nga flaket video 687bdc966c3a3
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Zhelinë: Gomat janë ndezur dhe janë lëshuar të rrotullohen shpatit që të përfshihet sipërfaqe më e madhe nga flakët (VIDEO)

bujqit e shkrumbuar te pa shprese e ne pritje te ndihmes nga shteti 687be04d4c21d
Lajmi i radhës

Bujqit e ‘shkrumbuar’, të pa shpresë e në pritje të ndihmës nga shteti

Të fundit nga

FBI shkarkon 6 agjentë pas hetimit ndaj Trump

FBI ka shkarkuar të paktën gjashtë agjentë të përfshirë në hetimin e vitit 2022 mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti Donald Trump pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë,
ShkoLartë