vendosen kontrolle te rrepta ne lokalet qe shesin ushqim ne afersi te shkollave 69199951d6652

Vendosen kontrolle të rrepta në lokalet që shesin ushqim në afërsi të shkollave

November 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 nëntor – Brenda 445 kontrolleve inspektuese të kryera gjatë dhjetë ditëve të fundit, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AHV) ka shqiptuar 15 ndalesa për ushtrimin e veprimtarisë tek operatorët me ushqim, ndërsa 696 kilogramë ushqim i pasigurt nga furnizues të panjohur janë sekuestruar dhe asgjësuar, njofton AHV.

Kontrollet ishin përqendruar veçanërisht tek objektet në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme, prej nga nxënësit më së shpeshti blejnë ushqim.

Gjatë kontrolleve inspektuese është konstatuar se 19 operatorë kanë hedhur në treg ushqim të pasigurt, tek 30 prej tyre janë vërejtur kushte të pakënaqshme higjienike, ndërsa nga numri i përgjithshëm i kontrolluarve, 26 operatorë nuk kanë qenë të regjistruar në AHV.

“16 operatorë nuk kanë pasur të zbatuara procedurat për Praktikë të Mirë Higjienike dhe Praktikë të Mirë Prodhimi, ndërsa 32 të tjerë nuk kanë kryer kontrollin e detyrueshëm shëndetësor–sanitar të të punësuarve. Tre operatorë nuk kishin realizuar dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim të detyrueshëm në objekte, ndërsa 7 objekte nuk i plotësonin kushtet teknike për ushtrimin e veprimtarisë. Ushqim i paetiketuar si duhet është konstatuar te shtatë operatorë”, thuhet në njoftimin e AHV.

Për parregullsitë e konstatuara, AHV ka shqiptuar gjoba ndaj 77 operatorëve, me vlerë të përgjithshme prej 36.470 eurosh. Janë lëshuar gjithsej 103 vendime për eliminimin e mangësive dhe 23 vërejtje.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sydney sweeney shkelqen ne tapetin e kuq 691988b40824b
Lajmi i mëparshëm

Sydney Sweeney shkëlqen në tapetin e kuq

grupkapitujt u hapen ne kohe rekord rama moment historik 69199b54efea3
Lajmi i radhës

“Grupkapitujt u hapën në kohë rekord”/ Rama: Moment historik

Të fundit nga

ShkoLartë