vendimi i shba se rron gjinovci zberthen skenarin ja pse rritet kurti 68c50389bba6d

Vendimi i SHBA-së/ Rron Gjinovci “zbërthen” skenarin/ Ja pse rritet Kurti

September 13, 2025
1 minut lexim

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas pezullimit të dialogut strategjik të Amerikës me Kosovën.

Sipas tij, në thelb kërkesa e Amerikës, është të mos punohet në shtetformim, të mos shpërbëhen strukturat ilegale.

Ai këtë kërkesë e quan absurde.

“Çka është në thelb kërkesa e Amerikës? – Mos punoni në shtetformim, mos i shpërbëni strukturat ilegale. – Kjo kërkesë është absurde, prandaj edhe qytetarët veç kanë me e mbështetë Kurtin edhe ma fort. Saherë që goditet kur vepron kundër Serbisë, ai veç rritet”, shkruan Gjinovci.

Tutje, sipas tij, prova në rastin Grenell mbetet dëshmi e ngritjes së Kurtit në elektoriat.

Shkrimi i plotë:

Çka është në thelb kërkesa e Amerikës? – Mos punoni në shtetformim, mos i shpërbëni strukturat ilegale. – Kjo kërkesë është absurde, prandaj edhe qytetarët veç kanë me e mbështetë Kurtin edhe ma fort. Saherë që goditet kur vepron kundër Serbisë, ai veç rritet. E keni provën e kësaj që po e them në rastin e Grenellit. I bonët krejt bashkë në qeveri e Albinin e lat jashtë, në emër të interesave strategjik dhe çka ndodhi? Ndodhi 50.2%. Njejt ndodhë edhe kësaj radhe. /BS

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per sot 13 shtator 2025 68c503155df19
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit për sot, 13 shtator 2025

lamborghini deshiron te dominoje edhe ne uje prezanton skuterin e ujit me te fuqishem ne bote 68c5044ff2119
Lajmi i radhës

​Lamborghini dëshiron të dominojë edhe në ujë, prezanton skuterin e ujit më të fuqishëm në botë

Të fundit nga

ShkoLartë