vendimi i kushtetueses per veliajn reagon rama u provua qe si kam kapur une te tera pushtetet kryebashkiaku te vijoje gjyqin ne gjendje te lire 6909e5749a0bc

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet, kryebashkiaku të vijojë gjyqin në gjendje të lirë

November 4, 2025
1 minut lexim

Reagimi i Edi Ramës: 

Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo

2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo

3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo

Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi ne takim me ish kryetaret e kuvendit 6909e413512e9
Lajmi i mëparshëm

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

juventusit i ndalohen gabimet 6909e5d390b6c
Lajmi i radhës

Juventusit i ndalohen gabimet

Të fundit nga

ShkoLartë