vendimi i kushtetueses per veliajn rama tirana nuk mund te jete trup pa koke 690dc412dbc04

Vendimi i “Kushtetueses” për Veliajn, Rama: Tirana nuk mund të jetë trup pa kokë

November 7, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish në podcastin Flasim vendimin e Kushtetueses që rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt.



“Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit.

E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto”, tha Rama.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kercenim apokaliptik rusia shokon serish po prodhon nendetesen e rrezikshme berthamore termeti radioaktiv 690dc1066f2c0
Lajmi i mëparshëm

“Kërcënim apokaliptik”/ Rusia shokon sërish, po prodhon nëndetësen e rrezikshme bërthamore: Tërmeti radioaktiv…

video presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjate nje eventi 690dc5441923c
Lajmi i radhës

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

Të fundit nga

ShkoLartë