Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, shkrimtari dhe aktori Çun Lajçi reagoi me kritika të drejtpërdrejta.
Ai theksoi se veprimet e tilla nuk duhet të interpretohen si fitore dhe se përdorimi i pushtetit në këtë mënyrë dëmton besimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe drejtësisë.
Lajçi shtoi se situata pasqyron pasojat morale dhe institucionale të vendimeve që prekin funksionimin normal të shtetit dhe transparencën e pushtetit, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të drejtësisë në ruajtjen e besimit qytetar, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
(Mos ofendoni, se do t’iu bllokoj)
Jo — mos thirr për Kuvend. Thirr për shkarkimin tand!
Mos më thoni se po tallem me nji zyrtare të naltë.
Jo.
Unë po tallem me vetën teme, me dashninë teme ndaj shtetit tem.
Sepse Kosova del mirë vetëm kur duket mirë Presidentja — e Presidentja, kokërrosh, ecë rrugëve të shtetit tue buzëqeshë e tue folë popullorçe:
— “S’po duen me m’ba Presidente!”
Jo!
Mos më akuzoni për tallje, se unë po tallem veç mbasi ajo e talli vetën.
Pasi e përdhosi ligjin që duhej me e mbrojtë, e përligji shkeljen, e la Parlamentin pa za — e mbi të gjitha, u zgërdhi:
“Kurrë ma e lumtun s’kam qenë.”
(Mos po rrejë?)
E kush asht ma i rrezikshëm se ai që gabon e gëzohet me gabimin e vet?
Unë e kam dashtë.
E kam dashtë aq shumë, sa kam shkrue dikur:
“Kam dashtë me qenë i jueji, e nimfat rreth teje nuk më kan lanë.”
Dhe … më kanë përqeshë, më kanë sha, më kanë ba armik — jo ata që i kam kritiku, por ata që i kanë duartrokitë.
Sot nuk po them asgja të keqe.
Veç po i drejtohem Kushtetutës:
Si ka mundësi që shkelja (nëse asht shkelje), të kalojë si fitore?
E kush i përgjigjet kësaj, nëse jo drejtësia?
Nuk asht tallje — asht zhgënjim.
Po!
Kam mendue se asht e mirë, por tash nuk mendoj ma.
Asht e drejta ime me mendue siç ma thotë mendja mue, dhe nuk ju lejoj t’me fyeni!
Sepse kur pushteti e djeg besimin, nuk mbetet asgja për me u shpëtue — veç hiri.
E “djege” Kosovën (Kuvendin po se po),në sytë e atyne që besuen, e sot kërkoni prapë besim, prapë votë, prapë dashni.
Jo.
Kur digjet dashnia, nuk ndizet ma me fjalë.
Nuk ka ma “kam dashtë me të dashtë”.
Sepse karrigen e ktheve në pallat, e shtetin në roje të tij.
E tash mbeteni vetëm me atë që keni ndërtue:
me pushtet pa besim dhe me pasuni pa nder.
Burimi: botasot.info


