vendimi i gjk sdo i biem murit me koke rama erion veliaj do te jete ne krye te bashkise se tiranes deri ne 2027 691714769fe28

“Vendimi i GJK? S’do i biem murit me kokë”- Rama: Erion Veliaj do të jetë në krye të Bashkisë së Tiranës deri në 2027!

November 14, 2025
min lexim

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste nuk do të ndërmarrë më iniciativa për të shkarkuar Erion Veliaj, nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës.

“Nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hy në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që I kemi dhënë pavarësinë e plotë drejtësisë”, tha kreu i PS.

Rama konfirmoi se Erion Veliaj do të jetë në krye të Bashkisë deri në vitin 2027. “Pra Erion Veliaj do të qëndrojë kryetar i Bashkisë deri në 2027? Po nëse nuk ka mundësi për t’u shkarkuar si do ndodhë.. Po nëse nuk ka mundësi për t’u shkarkuar si do ndodhë.. Ai nuk mund të shkarkohet. Kaq, është shumë e thjeshtë”, ka thënë kryeministri Rama.

Edhe pse nuk ishte dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se nuk do t’i bien murit me kokë edhe pse sipas tij, GJK e la Tiranën pa zgjedhje dhe pa kryetar.

“Gjykata Kushtetuese e la Tiranën pa zgjedhje dhe e la Tiranën pa kryetar bashkie. Ose më saktë konsideroi kryetar bashkie atë që është në pamundësi për të bërë detyrën kështu që, po Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë hapin e dytë që t’i japi mundësinë të bëjë detyrën”, tha Rama në një intervistë për ABCNeës.

I pyetur nëse do ta rimerrte vendimin për të shkarkuar Erion Veliajn, Rama tha se: do ta ribënte: ”Njëqind herë!”. Kreu i qeverisë tha se do të angazhohet për të vijuar takime me banorët e Tiranës, por i pyetur nëse do ta bashkëqeverisë Trianën me Erion Veliajn ai u shpreh: “Po unë patjetër do vijoj takimet me njësitë bashkiake në Tiranë!. Po takimet me njësitë bashkiake në Tiranë janë takime që bëhen në një komplet kontekst tjetër. Nuk kanë lidhje me fushatën zgjedhore janë takime që bëhen në kontekstin e komunikimit me njerëzit, dhe nuk bëhen vetëm në njësitë bashkiake në Tiranë, bëhen në të gjitha njësitë e Republikës.

Kemi deputetët tanë, drejtuesit tanë politikë kanë qenë në të gjitha njësitë dhe vazhdojnë bëjnë punën me njerëzit se 83 mandate janë detyrim shumë i madh. Plus që tani përkon kjo me kohën e buxhetit, është buxheti i përgjithshëm dhe buxheti i përgjithshëm i 2026 ka disa gjëra shumë të rëndësishme për t’u ndarë me publikun.

Kryefjalë, fillimi i ciklit të rritjes së pensioneve dhe pastaj është edhe buxheti bashkiak dhe nuk ka kryetar bashkie. Kështu që, drejtuesja politike e Tiranës, nënkryetarët, kryetarja në detyrë do bëjnë këtë punë dhe unë kur kam mundësi shkoj ose do shkoj qoftë aty, qoftë në vende të tjera”.

Por çfarë do të ndodhë tani me kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu? Kryeministri Rama tha se: “Manastirliu është drejtuese politike e Tiranës, është deputete e PS! Është kandidatja jonë Ogerta, patjetër! Tani ne po flasim në kushtet që jemi sot. Lirohet s’lirohet Erioni, Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027 për 2031”, ka thënë kryeministri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hailey bieber shkelqen me fustan transparent 691701d3e9101
Lajmi i mëparshëm

Hailey Bieber shkëlqen me fustan transparent

kombetarja zhvillon stervitjen e radhes pasdite udheton drejt tiranes 691714d49d8ac
Lajmi i radhës

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës, pasdite udhëton drejt Tiranës

Të fundit nga

ShkoLartë