vendimi i gjk per tiktok reagon rama gjykata mendonka se 90 e prinderve dhe mesuesve ishin gabim 69b1895969203

Vendimi i GJK për TikTok, reagon Rama: Gjykata mendonka se 90% e prindërve dhe mësuesve ishin gabim

March 11, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok, e cila e cilësoi vendimin si “cenim të lirisë së shprehjes”.

Në një reagim në X, kryeministri thotë se gjykata arsyeton se 90% përqind të prindërve dhe mësuesve, me të cilët u bë konsultim dhe kërkuan mbylljen, paskan qenë gabim.

Sipas tij, falë mbylljes arritën të merrnin masat e duhura me kompaninë dhe ta bënin sërish të aksesueshëm rrjetin social, ndërsa shton se “të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot”.

Ai thotë se falë mbylljes, prindërit ndihen më të lehtësuar, ndërsa ironizon vendimin e Kushtetueses, se tani “shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar”.

“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot! Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!”, shprehet Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

konfirmohet nga irani lideri i ri suprem mojtaba khamenei eshte plagosur lehte 69b187b57411a
Lajmi i mëparshëm

Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei është plagosur lehtë

gjendet i vdekur alush kastrati 69b189957218b
Lajmi i radhës

Gjendet i vdekur Alush Kastrati

Të fundit nga

Gjendet i vdekur Alush Kastrati

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit. Ai i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimt,

Alarm para Polonisë!

Kombëtarja shqiptare po përballet me një situatë të pazakontë, sa i përket dëmtimeve. Ndeshja me Poloninë është vetëm dy javë larg dhe tre qendërsulmues nuk janë stërvitur me ekipet respektive për shkak
ShkoLartë