1
Shkup, 1 gusht 2025 – Në politikë, rrallëherë shihen vendime që kalojnë kufijtë e interesit personal dhe tregojnë vlerat e një lideri të vërtetë. Tërheqja e Izet Mexhitit nga posti ministror për t’u kandiduar për kryetar të Komunës së Çairit është një prej atyre vendimeve që të mbetet në histori si akte më se i guximshme, shkruan Zhurnal.mk.
Mexhiti e ka kuptuar se të qeverisësh nga larg nuk mjafton për të sjellë ndryshimin që kërkon Çairi. Për ta ndjerë ndryshimin në çdo rrugë, në çdo lagje dhe në çdo shtëpi, duhet të jesh aty ku pulson jeta e banorëve në komunën e Çairit.
Ky vendim është edhe një sinjal i fortë për politikën vendore: lidershipi nuk matet me karrige ministrore, por me aftësinë për të sakrifikuar për interesin publik. Mexhiti po vë në praktikë atë që shpesh mungon në politikë – përgjegjësinë morale ndaj qytetarëve.
Çairi është një nga komunat me potencial të madh zhvillimi urban dhe ekonomik, por edhe me sfida të shumta sociale. Duke zbritur nga skena qendrore në terrenin lokal, Mexhiti merr mbi vete një mision të qartë: të rikthejë besimin e qytetarëve se politika mund të jetë mjet për përmirësimin e jetës së tyre.//Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk


