vendi ballkanik perfshihet nga vala e te

Vendi ballkanik përfshihet nga vala e të nxehtit

July 6, 2025
1 minut lexim

Rrymat e nxehta të ajrit po sjellin një valë të nxehti në Greqi dhe pjesë të mëdha të Evropës Juglindore, me temperatura që priten të shkojnë në 42 gradë Celsius.

”Termometri në zonën e Athinës tregoi sot 37 gradë Celsiu”, njoftoi zyra Meteorologjike e  Greqisë.

”Temperaturat më ekstreme priten të martën dhe të mërkurën”, sipas meteorologëve, përpara se të parashikohet një ftohje e lehtë në rreth 35 gradë drejt fundit të javës.

Temperaturat më të larta priten në ultësirat e rajoneve qendrore greke.

Temperaturat thuhet se do të jenë pak më  të ulëta në ishuj dhe përgjatë bregdetit.

Për të mbështetur njerëzit veçanërisht të pastrehët ose ata pa ajër të kondicionuar, shumë qytete dhe bashki po ofrojnë hapësira me ajër të kondicionuar ku njerëzit mund të gjejnë strehim nga vapa.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

peci publikon foto nga veriu freski qetesi e siguri 686a98a3e7a45
Lajmi i mëparshëm

Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

ap ja i kushton artikull pishines gjysme te zbrazur te germise 686aa0984db88
Lajmi i radhës

AP-ja i kushton artikull pishinës gjysmë të zbrazur të Gërmisë

Të fundit nga

ShkoLartë