Një tërmet i fuqishëm ka goditur Meksikën ditën e djeshme. Mësohet se tërmeti me magnitudë 6.5 ballë goditi pjesën jugperëndimore të vendit, shkatërroi shumë shtëpi pranë epiqendrës në bregdetin e Paqësorit të Meksikës.
Raportohet se dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shembjeve të disa godinave.
Ndërsa lëkundjet kanë sjellë panik tek banorët vendas, të cilët janë larguar nga epiqendra e lëkundjeve.
Në momentin që ndodhën lëkundjet, presidentja Claudia Sheinbaum ishte duke mbajtur konferencën e saj të përditshme për shtyp, ndërsa më pas u detyrua që ta ndërpriste.
Kujtojmë që Meksika është një nga vendet me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, teksa lëkundjet e tërmetit janë të shpeshta.
A strong earthquake rattled southern and central Mexico on Friday, interrupting President Claudia Sheinbaum’s first press briefing of the new year as seismic alarms sounded. pic.twitter.com/xVm562r50k
— The Associated Press (@AP) January 2, 2026
Burimi: botasot.info


