Një dinamikë e re ka nisur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi produksioni ka njoftuar konkurrentët përmes një zarfi për një provë që do të zgjasë deri në fundjavë.
Në ekranin qendror të shtëpisë është shfaqur një numërues mbrapsht (countdown), i cili do të mbetet aktiv për katër ditët në vijim. Përveç surprizës që pritet të zbulohet të shtunën, banorët do të duhet të kalojnë me sukses sfidën e njohur të mosreagimit për të fituar shpërblimet përkatëse.
Kjo do të thotë se ata nuk duhet të bëjnë asnjë lëvizje apo të shprehin emocione, pavarësisht se kush apo çfarë mund të futet në ambientet e shtëpisë gjatë këtyre ditëve.
Në letrën drejtuar atyre nga produksioni, shkruhej saktësisht:
“Banorë sot në ekranin e shtëpisë do të shfaqet një countdown, ky countdown do të jetë aktiv për 4 ditë me radhë, duke nisur nga sot deri në prime e së shtunës. Vëllai i madh ju bën me dije se fundi i këtij countdown do të sjellë një risi për të gjithë por edhe disa benefite për ju si banorë të këtij edicioni. Për t’i fituar këto benefite ju do të përballeni me sfidën e mosreagimeve, çfarë do që të hyjë këtu, nuk duhet të reagoni. Nëse e përmbushni me sukses secili prej jush do të fitojë një çmim. Countdown fillon tani. Suksese,”
Kujtojmë se prova e mosreagimit, aplikohet shpesh në këtë format televiziv për të testuar vetëkontrollin e banorëve, duke u shoqëruar zakonisht me hyrje të papritura dhe momente të forta për garuesit.
Burimi: botasot.info


