vellai i jeffrey epstein nuk me interesojne viktimat ai u vra kam prova 699e310bd511e

Vëllai i Jeffrey Epstein: Nuk më interesojnë viktimat, ai u vra, kam prova

February 25, 2026
1 minut lexim

Vëllai i Jeffrey Epstein pretendon se një raport i ri do të vërtetojë se financuesi famëkeq pedofil është vrarë.

Mark Epstein e deklaroi këtë në emisionin “Uncensored” të Piers Morgan, pas së cilës ai e ndërpreu intervistën me zemërim kur prezantuesi e pyeti për viktimat e vëllait të tij, raporton Daily Mail.

Duke folur me Piers Morgan, Mark Epstein tha se tani beson “edhe më shumë” se vëllai i tij është vrarë, duke shtuar se “një ekip patologësh po studion aktualisht gjetjet e autopsisë që duhej të ishin bërë që në fillim”.

Marku, i cili merret me biznesin e pasurive të paluajtshme, përfundoi: “Kjo do të tregojë pa asnjë dyshim se nuk ishte vetëvrasje… dhe pastaj lind pyetja se kush e vrau dhe kush e urdhëroi vrasjen”

Duke iu referuar zhdukjes së pamjeve të sigurisë nga Qendra Korrektuese Metropolitane e Nju Jorkut, ku Epstein u gjet i vdekur në vitin 2019, si dhe fshehjes dhe censurës së supozuar të dokumenteve zyrtare, Mark pyeti veten: “Pse të gjitha këto lojëra? Pse e gjithë kjo errësim? Thjesht nuk ka kuptim”. 

“Nuk më interesojnë viktimat”

Megjithatë, kur Morgan e pyeti për viktimat e vëllait të tij dhe nëse ai dinte çfarë po bënte pedofili para vdekjes së tij, ai i hodhi poshtë pyetjet me agresivitet.

“Sinqerisht, për fat të keq, nuk më intereson fare. Jam thjesht i shqetësuar se vëllai im, kushdo dhe çfarëdo që të jetë, u vra. Ky është shqetësimi im”, tha Marku.

Kur u pyet për të komentuar më tej mbi viktimat, Mark tha: “Këto janë çështje në të cilat nuk hyj. Kalofshi një ditë të mbarë”, pas së cilës ai e mbylli papritur telefonatën.

Marku deklaroi gjithashtu se nuk kishte asnjë ide për krimet që vëllai i tij kishte kryer para vdekjes së tij: “Shumë nga ato që dolën më habitën. Nuk isha në dijeni të këtyre gjërave”. /]

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ish lojtari i milanit qe fundosi interin ishte nje mbremje fantastike per ne 699e3044aa57a
Lajmi i mëparshëm

Ish-lojtari i Milanit që “fundosi” Interin: Ishte një mbrëmje fantastike për ne…

cfare ndodhi mes shba ve dhe sali berishes rrefehet christopher hill 699e3209465f9
Lajmi i radhës

Çfarë ndodhi mes SHBA-ve dhe Sali Berishës? Rrëfehet Christopher Hill

Të fundit nga

Vjosa Osmani takohet me deputetin Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani është takuar me deputetin Haxhi Avdyli, në bazë të pamjeve. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete, takime të tilla zakonisht shërbejnë për koordinim dhe shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet
ShkoLartë