vellai i deputetit te ps se ne sky ecc po u hap encro jemi per mal ska zgjidhje tjeter 68e290b6da529

Vëllai i deputetit të PS-së në ‘SKY Ecc’: Po u hap ‘ENCRO’ jemi për mal, s’ka zgjidhje tjetër

October 5, 2025
1 minut lexim

Enea Kume, vëllai i deputetit socialist ne qarkun e Durrësit Loer Kume është një nga personat e arrestuar gjatë operacionit te fundit të SPAK.

Në dosjen e siguruar nga ‘Euronews Albania’, ai dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 ne qytetin bregdetar.

Në një nga bisedat në SKY Ecc ku vëllai i deputetit socialist komunikon me Aldo Avdylin, i shpallur në kërkim, shpreh shqetësimin së zbërthimi i aplikacionit Encro chat do t’i sjellë probleme.

Biseda e zbardhur nga SKY Ecc: ….Po ca pune do na dali me enkron…Ne që s’na jan kap në dor për … kanë ik…Ato jon ca i kapin n’dor…Po ai ka maru punë e dak

Bashkohena blejmë ca armë e rrimë n mal vlla…zgjidhje tjeter ska… Kuptoj….Për mal jena me u hap të gjitha…Ska zgiidhje tjeter.

Në datën 21 nëntor në orën 12:13, Elidon (Aldo) Avdyli ka biseduar me Enea Kumen dhe biseda përveç të tjerave dyshohet se bën fjalë për Edmir Bregun.

Elidoni i ka shkruar Eneas se “ishalla po del sot ai gruaq…” ndërsa në orën 12:32, i ka shkruar që të flasë me Bazholin dhe t’i thotë që t’i jape “Bolit” alias Ermir Dedja, 300 euro që të paguaj shtëpinë. Sipas Elidonit, Ermiri i ka nxirë jetën por lekët i meriton pasi ka qëndruar gati dhe shpresonte që (vrasjen) ta kryenin atë ditë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

janevska do te trajnohen disa mesues per programin aftesi per adoleshencen nxenesit te mbrohen nga duhani dhe drogat 68e28f55e7861
Lajmi i mëparshëm

Janevska: Do të trajnohen disa mësues për programin “Aftësi për Adoleshencën”, nxënësit të mbrohen nga duhani dhe drogat

riad isufi i 5 ti ne kampionatin evropian 68e29114c33ca
Lajmi i radhës

Riad Isufi, i 5-ti në Kampionatin Evropian 

Të fundit nga

ShkoLartë