Temperaturat e ulëta që kanë zbritur deri në –2°C në qytetin e Vlorës në Shqipëri, në datën 1 janar, nuk i kanë ndalur vëlla e motër, Gezim Brahimaj (57 vjeç) dhe Shpresa Tafili (60 vjeç), të cilët e konsiderojnë ujin e detit si një lloj terapie kundër sëmundjeve siç shprehen vetë.
Edhe në këto ditë të ftohta dimri, ata kanë sfiduar jo vetëm temperaturat e ulëta të ajrit, por edhe ujin e ftohtë të detit, duke u futur për not në zonën bregdetare të Vlorës. Sipas tyre, deti është pjesë e pandarë e jetës së tyre.
Gëzimi u shpreh se ata nuk janë ndarë kurrë nga deti, as gjatë verës dhe as gjatë dimrit, madje as në ditë me temperatura ekstreme si kjo e sotmja, transmeton Alsat M.
Ashtu dhe Shpresa me këtë rast, kanë përcjellë edhe një urim për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, duke i uruar:
Ndërsa, sot, dita e parë e vitit të ri shënoi me temperatura tejet të ulëta në Kosovë. Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në Vërbicë e Zhegocit në komunën e Gjilanit, u shënua temperatura më e ulët e ditës, minus 15°C
Burimi: botasot.info


