veliaj publikon letren e imamoglu nga burgu i silivrise vendimi i kushtetueses rikthen besimin ne demokraci 691ce71654dea

Veliaj publikon letrën e Imamoglu nga burgu i Silivrisë: Vendimi i Kushtetueses rikthen besimin në demokraci

November 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një letër inkurajuese nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili aktualisht ndodhet i ndaluar në burgun e Silivrisë në Turqi.

Në letrën e tij, Imamoglu shpreh mbështetje të fortë për Veliajn dhe e uron për rikthimin e mandatit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

“E prita me kënaqësi të thellë lajmin se Gjykata Kushtetuese jua riktheu mandatin e fituar në mënyrë demokratike. Ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për këtë hap domethënës drejt rivendosjes së drejtësisë dhe demokracisë”, shkruan Imamoglu në letrën e gjatë, të cilën Veliaj e publikoi së bashku me një falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të miqve.

Nga qelia e Silivrisë, İmamoğlu thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare “përfaqëson shumë më tepër se një çast lehtësimi personal”, duke e cilësuar atë si simbol të besimit në qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit. Ai thekson se ky është një mesazh i rëndësishëm në një kohë kur integriteti institucional sfidohet në shumë vende të botës.

Në letrën e tij, kryebashkiaku i Stambollit vlerëson “forcën e qetë, qartësinë morale dhe përkushtimin e palëkundur” të Veliajt gjatë periudhës së sfidave ligjore. Ai nënvizon se demokracia mban gjallë jo vetëm përmes institucioneve, por edhe përmes individëve që e mbrojnë atë me guxim e integritet.

İmamoğlu e sheh betejën për demokraci si një kauzë universale: “Lufta për demokraci në një vend është luftë për demokraci kudo. Çdo mbrojtje e sundimit të ligjit forcon përpjekjen e përbashkët të shoqërive të lira.”

Ai shprehet se mezi pret të takohet sërish me Veliajn si koleg dhe mik, “në një të ardhme të afërt”, duke i uruar forcë në rrugën përpara.

Veliaj falënderoi publikisht İmamoğlu-n, duke e konsideruar letrën e tij një mesazh të fuqishëm solidariteti në një moment të ndjeshëm për demokracinë dhe institucionet vendore.

Image

Një letër inkurajuese nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Lajmi i mëparshëm

Filloi debati për propozim-buxhetin e vitit 2026, u parashtruan 203 amendamente

mbappe serish ne qender te vemendjes 691ce77e5ebd6
Lajmi i radhës

Mbappe, sërish në qendër të vëmendjes

Të fundit nga

ShkoLartë