veliaj kryetaret e bashkive nen presion nga prokuroret per ti futur fisin ne pune 6904ddf2a6711

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

October 31, 2025
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.



Erion Veliaj ngriti akuza të forta, duke thënë se prokurorët e posaçëm bëjnë presione që kryetarët e bashkive të fusin në punë familjarë të tyre, gjë për të cilën u shpreh se ndodh edhe në Tiranë.

“Ka disa kode. Edhe në natyrën e egër ka disa kode. Nëse jeni një tufë pulash dhe vijnë hienat, pulat e tjera vrapojnë dhe lënë një pulë që ta hanë hienat. Elefantët për shembull veprojnë ndryshe. Edhe natyra na jep disa instinkte që…

Ju anoni për të mbështetur sjelljen e Prokurorisë që ka sjelljen e monopolist për të shkatërruar jetën e dikujt edhe pa vendim apo tentoni të respektoni monopolin që ka gjykata për të vendosur drejtësi?

A do të kishte ndryshuar ndonjë gjë po të ftohesha në Këshillin e ministrave? Nuk e di. Por kur dëgjon, ndryshon diçka. Ndoshta nuk do të ishit kaq të nxituar për të vepruar kështu. Nëse do t’ju thosha që jam këtu prej një njeriu që nuk ekziston, Këshilli i Ministrave mund të dëgjonte. Nëse do t’ju thoja këto, Këshilli i Ministrave do të thoshte që kjo është një iniciativë e jashtëzakonshme për të nisur një proces drejtësie për të mbrojtur kryetarët e bashkive.

Po t’ju thoja që shumica e kryetarëve të bashkive janë në presion konstant për të futur të afërmit e prokurorëve të posaçëm në punë. Kjo ndodh edhe në Bashkinë e Tiranës. Nëse nuk fut fisin e prokurorëve të posaçëm në punë, atëherë ai thotë: ‘Ia tregoj unë atij’”, tha Veliaj.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky ukraina ne kontakt me be ne per paketen e 20 te te sanksioneve kunder rusise 6904d9355d7f7
Lajmi i mëparshëm

Zelensky: Ukraina në kontakt me BE-në për paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

per jave te tera e kishte dhunuar te mituren kerkohet paraburgim per te dyshuarin ne ferizaj 6904e02d580ad
Lajmi i radhës

Për javë të tëra e kishte dhunuar të miturën, kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Ferizaj

Të fundit nga

ShkoLartë