Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtojë të hënën një kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nëntorin e vitit të shkuar kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg.
Pasi i ka kaluar të tria shkallët e gjyqësorit, Veliaj i është drejtuar GJK për shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj tij, të cilën e cilëson jo proporcionale.
Kërkesa që Veliaj është e shoqëruar edhe me një material të zgjeruar të Komisionit të Venecias lidhur me masat arrest me burg të kryebashkiakëve.
Veç kësaj trupa gjyqësore duhet të vlerësojë nëse kërkesën e Veliajt do ta marrë në shqyrtim dhe nëse e merr në shqyrtim, seanca e radhës do jetë vetëm mbi bazën e dokumenteve apo do jetë publike.
Burimi: botasot.info


