Ish deputeti Dashnor Sula thotë se Erion Veliaj i është bashkuar Sali Berishës, kundër Edi Ramës, për të shpëtuar veten nga drejtësia.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sula u shpreh se ata do godasin Ramën, për të shpëtuar nga situata ligjore ku ndodhen.
Sula shtoi se pyetjet e deputetëve të PD në Kuvend për Altin Dumanin, ishin për hallet e Sali Berishës.
“Për shkak të 15 viteve si prokuror dhe 20 viteve në politikë, unë shoh një paralelizëm, si në rastin e bandave kundërshtare, të vogla, të fuqishme, kundrejt një bande më të fuqishme, që lënë mëritë, kanë luftuar njëri-tjetrin, tani e kuptuan që do pushojnë luftën. Këtë luftë të pushuar, doe bëjmë ndaj kreut të bandës më të fuqishme. Te pjesa politike, të gjithë kundërshtarët politikë, përfshirë babain, zoti Berisha, përfshirë Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, do bashkohen. E kuptojnë që i vetmi njeri që këto mund të shpëtojnë, është të godasin Edi Ramën. Kush nuk e kupton këtë, është budalla politik. Ka kaq vite, nga 2021, ka pasur një qetësi në politikë. Kur ka ardhur Dumani, Rama është identifikuar. Bashkimi, po bëhen të gjithë bashkë për të sulmuar Edi Ramën. Rama nuk po godet. Unë nuk e besoj një gjë të tilë. Nuk është SPAK në duart e Ramës. Por ka segmente, ka tendenca. Edhe nga ana e opozitës. Seanca e djeshme është një turp për parlamentarizmin shqiptar. Të gjithë mendonin për hallin e vet. E turpshme.”, theksoi ai.
Burimi: botasot.info


