veliaj do kete nje rruge te gjate perballjeje me drejtesine klodiana lala e prisja ankimin ne kushtetuese 68dafc198d153

“Veliaj do ketë një rrugë të gjatë përballjeje me drejtësinë”- Klodiana Lala: E prisja ankimin në Kushtetuese!

September 29, 2025
1 minut lexim

Gazetarja Klodiana Lala foli mbrëmjen e sotme në Log. News24, lidhur me çështjen e Veliajt, i cili ankimoi në Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak prej këshillit bashkiak të Tiranës.

Lala thekson se e priste që Veliaj ta bënte një gjë të tillë.

Edhe pse, sipas saj kryebashkiaku duhej hetuar për çështje më të rënda si inceneratorët apo mafia Ndragheta, shkarkimi i tij nga këshilli bashkiak nuk ishte i drejtë.

Më tej shton, se Veliaj do ketë një përballje të gjatë me drejtësinë.

Klodiana Lala: Që zoti Veliaj duhej të ishte hetuar për inceneratorë 5D, nuk ka pikë diskutimi. Kam qëndrimin që SPAK Ka dështuar në hetimin e inceneratorit. Në total si çështje. Inceneratori nuk ekziston, kemi një grup kriminal. Kam bërë renditjen nga kryeministri, zv.kryeministri deri te sekretari zoti Agaçi. Gjithë gjeneza e gjësë. E kam parë historinë e qeverisë si grup strukturuar kriminal. Te Veliaj kemi një të penduar, nuk kam kurajo të them se nuk kanë hetuar. Duhet parë hap pas hapi. Zoti Veliaj është në një masë sigurie. Pritet gjykata çdo thotë. Do bëj betejën me drejtësinë.

Zoti Veliaj iu drejtua GJK për të ankimuar një vendim këshilli bashkiak. Duhej hetuar nga shembja e teatrit, shembja e banesave në unazë, 5 maji. Mënyra e shkarkimit nuk është e duhura. Prisja që ti drejtohet GJK. Ligjvënësi e ka lënë të paqartë mungesën me arsye pa arsye për 3 muaj. Dispozita të tilla lihen edhe me qëllim nga ligjvënësi. Hasim problematike me Belerin, pati një debat ishte dhe Greqia në mes. Fakti që jemi në GJK, çfarë më bëri përshtypje shpejtësia me të cilën u zgjodh relatori. Në të gjithë rastet jepet 10- ditë kohë për relatoren.

Sot u përcaktua me shpejtësi skëterrë. Nëse për rastet GJK Ka qenë mekanizëm i ndryshkur që ka pasur presion publik dhe GJK e ka marrë avash avash. A do jetë në lartësinë e duhur për ta sqaruar këtë çështje. Mendoj se drejtësia, zoti Veliaj po gjykohet, është ndër dosjet më voluminoze, zoti Veliaj do ketë një rrugë të gjatë përballjeje me drejtësinë pavarësisht fatit të tij. Mendoj se bashkia e Tiranës është një histori e mbyllur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski nuk do te kete zgjedhje te parakohshme parlamentare pas lokaleve 68dafab2bff23
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas lokaleve

drita gabon me lojtaren fer volley fiton ndeshjen me rezultat zyrtar 68dafc75e5907
Lajmi i radhës

Drita gabon me lojtaren, Fer Volley fiton ndeshjen me rezultat zyrtar

Të fundit nga

ShkoLartë