vega group e serbise hyri ne tregun farmaceutik ne maqedonine e veriut 6909c7f52bd33

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

November 4, 2025
1 minut lexim

Një ndryshim i madh në tregun farmaceutik në po ndodh këto ditë në Maqedoninë e Veriut.

Kompania serbe VEGA d.o.o. Valjevo muaj me parë bleu kompanine gjermane Feniks Farma DOOEL Shkup, pjesë e grupit gjerman PHOENIX, duke u bërë dominante në tregun farmaceutik, sidomos në sferën e importit, përcjell INA.

Siç bëhet e ditur, VEGA bleu 100% të aksioneve të Feniks Farma DOOEL Skopje, një ndër distributorët kryesorë maqedonas të barnave, duke përfshirë edhe pajisjet mjekësore, shtesat ushqimore dhe produktet dietike. Ky blerje është miratuar nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë lëvizje, VEGA tashmë ka nisur aktivitetet e furnizimit dhe shpërndarjes.

Kush është VEGA?

Kompania serbe, themeluar në 1994 në Valjevo, është një veledrogeri me mbi 30 vjet përvojë në import, magazinim dhe shpërndarje barnash, pajisjesh mjekësore, produkte dietike dhe kozmetike. Me rrjetin e saj të avancuar logjistik, VEGA furnizon mijëra farmacitë dhe institucionet shëndetësore në Serbi dhe tani po konsolidon praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

Vega Group përveç Maqedonisë, përfshin edhe kompanitë “BENU” dhe “Farmanegra” nga Mali i Zi, si dhe përmes Feniks Republika Srpska synon të marrë edhe tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës, të gjitha nën kontrollin e VEGA-s

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski ne samit per zgjerimin e be se ne bruksel 6909c03b026cb
Lajmi i mëparshëm

Mickoski në Samit për zgjerimin e BE-së në Bruksel

shpirt me vrau msakrimi me thike i keli hoxhes gruaja rrefen ngjarjen vajza i tha babi a mund ta prek pak kalin 6909c956cd0e4
Lajmi i radhës

“Shpirt, më vrau”- M*sakrimi me thikë i Keli Hoxhës, gruaja rrëfen ngjarjen: Vajza i tha “Babi, a mund ta prek pak kalin”!

Të fundit nga

ShkoLartë