vdes tragjikisht milioneri rus i kriptovalutave parate fluturojne ne rruge 69125c930b21f

​Vdes tragjikisht milioneri rus i kriptovalutave – paratë fluturojnë në rrugë

November 10, 2025
1 minut lexim

Milioneri rus i kriptovalutave Alexei Dolgikh dhe pasagjeri i tij humbën jetën në një aksident trafiku në një autostradë në Moskë.

Natën midis së shtunës dhe së dielës, 36-vjeçari po ngiste Lamborghini Urus e tij me vlerë 360 mijë euro kur humbi kontrollin mbi automjetin. Një kamera nga një veturë tjetër e regjistroi atë duke shkuar mbi 150 km/orë, dhe vetëm pak çaste më vonë pamjet tregojnë rrënoja në tym, shkruan Kronen Zeitung.

Alexei në kohën e aksidentit ishte së bashku me tre persona të tjerë në veturë, njëri prej të cilëve gjithashtu merrej me kriptovaluta. Pasi vetura u përmbys dhe u përfshi nga flakët, Dolgikh dhe një pasagjer vdiqën, ndërsa dy personat e tjerë pësuan lëndime të rënda.

Pjesë të veturës fluturuan në ajër dhe kartëmonedhat u shpërndanë në rrugë. Policia më vonë konfirmoi se një sasi e madhe parash u gjet në vendin e aksidentit.

Që kur bleu Lamborghini vetëm 15 muaj më parë, Dolgikh ka arritur të mbledhë 586 gjoba. Sipas gazetës britanike “Sun”, bankat ruse e kanë futur në listën e zezë atë në muajt e fundit me dyshimin për pastrim parash. Një hetim për të gjitha rrethanat e aksidentit është duke u zhvilluar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dodge durango hellcat nuk eshte me i ndaluar ne keto shtete 69125c534c3dd
Lajmi i mëparshëm

Dodge Durango Hellcat nuk është më i ndaluar në këto shtete

shkaterrohet rrjeti i trafikut te droges ne itali arrestohen 20 persona grate perdoreshin si kavie per te testuar kokainen 69125e477bdf6
Lajmi i radhës

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali/ Arrestohen 20 persona, gratë përdoreshin si “kavie” për të testuar kokainën

Të fundit nga

ShkoLartë