vdes papritur bodybuilder ja braziliane nje dite pasi kerkoi ndihme ne spital 69177251ae63d

Vdes papritur ‘bodybuilder-ja’ braziliane, një ditë pasi kërkoi ndihmë në spital

November 14, 2025
1 minut lexim

Bodybuilderja dhe influencerja e njohur braziliane, Diana Arêas, është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në qytetin Campos, pranë Rio de Janeiros, raportojnë mediat lokale braziliane.

Sipas J3News, trupi i saj u gjet të enjten rreth mesditës në banesën ku banonte. Ngjarja ka ngritur shumë pikëpyetje, pasi një ditë më parë Diana ishte paraqitur në spital me prerje në kyçe dhe në qafë.

Në spital, ajo kishte marrë trajtim përfshirë një vaksinë kundër tetanosit dhe qepje por më pas kishte braktisur ambientet pa u çrrregjistruar nga mjekët, sipas raportimit të mediave.

Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera në lidhje me rrethanat.

Diana Arêas ishte një figurë e njohur në rrjetet sociale, me mbi 200 mijë ndjekës në Instagram, ku ndante këshilla për stërvitje dhe ushqyerje të shëndetshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per vikend 69177130c71ca
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit për vikend

skam marre fletethirrje per 21 janarin balla i pergjigjet berishes koha kur urdhrat e prokurorise nuk zbatoheshin ka perfunduar pergjithmone 691784f554ef2
Lajmi i radhës

“S’kam marrë fletëthirrje për ’21 Janarin’”, Balla i përgjigjet Berishës: Koha kur urdhrat e Prokurorisë nuk zbatoheshin, ka përfunduar përgjithmonë

Të fundit nga

ShkoLartë