vdes oficeri i shkk se sudan topalli 685fa438a89ea

Vdes oficeri i ShKK-së, Sudan Topalli

June 28, 2025
1 minut lexim

Ka vdekur Sudan Topalli, oficer në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur drejtori i ShKK-së, Ismail Dibrani, përmes një telegrami ngushëllimi.

“Në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Topalli, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan përkushtimin dhe profesionalizmin e tij”, thuhet në telegram.

Dibrani tha se i ndjeri ishte shembull i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit.

“Kontributi i tij i çmuar do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje të përhershme. Në këto çaste të dhimbshme, jemi pranë familjes me zemër dhe lutje. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shprehet tutje Dibrani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

behet sperkatja kunder mushkonjave ne shkup pritet edhe neser 685fa07f6a961
Lajmi i mëparshëm

Bëhet spërkatja kundër mushkonjave në Shkup, pritet edhe nesër

dasma e bezos ne venecia nje ndikim prej 957 milione dollaresh 685fa564a9954
Lajmi i radhës

​Dasma e Bezos në Venecia, një ndikim prej 957 milionë dollarësh

Të fundit nga

ShkoLartë