vdes ne moshen 33 vjecare aktorja carla jeffery 6a99ed02d4128

Vdes në moshën 33 vjeçare aktorja Carla Jeffery

September 3, 2026
1 minut lexim

Aktorja Carla Jeffery, e njohur më së shumti për rolin e Bree në serinë e filmave “Zombies”, ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 33 vjeçare, sipas njoftimit të bërë në instagram nga agjencia e saj e talenteve.

“Zemrat tona janë të thyera teksa vajtojmë humbjen e të dashurës sonë, Carla Jeffery. Për më shumë se 20 vjet, Carla ishte pjesë e familjes së Alexanders Talent Management dhe ta shihnim atë të rritej nga një vajzë e re dhe e talentuar në gruan dhe aktoren e bukur, plot jetë dhe energji që u bë, ishte një privilegj i jashtëzakonshëm”, thuhej në deklaratë.

Agjencia e talenteve tha se do ta kujtojë Jeffery për buzëqeshjen e saj të pa rezistueshme, të qeshurën, talentin dhe dritën e bukur që ajo përcillte kudo që shkonte.

“Dashuria dhe ngushëllimet tona më të thella janë me familjen dhe të dashurit e Carla-s. Prehu në paqe, Carla. Do të na mungosh shumë dhe do të jesh përgjithmonë e dashur”, përfundonte deklarata.

Shkaku i vdekjes së Jeffery-t nuk është bërë ende i ditur, raporton Page Six e përcjell KosovaPress.

Përveç filmave “Zombie”, Jeffery u shfaq në filmin artistik të vitit 2020 “Puzzled” dhe në serialet televizive “Southland”, “Curb Your Enthusiasm” dhe “American Vandal”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmet e ukraines e detyrojne rusine ta perpunoje naften jashte vendit 6a99ec40200fa
Lajmi i mëparshëm

Sulmet e Ukrainës e detyrojnë Rusinë ta përpunojë naftën jashtë vendit

u shfaq nje video rreqethese nje person i panjohur e terhoqi zvarre banorin nga strumica para se ai te gjendej i vdekur ne oborrin e spitalit te manastirit 6a99efa5b72a9
Lajmi i radhës

U shfaq një video rrëqethëse: Një person i panjohur e tërhoqi zvarrë banorin nga Strumica, para se ai të gjendej i vdekur në oborrin e spitalit të Manastirit

Të fundit nga

ShkoLartë