vdes ambasadori rus ne shba alexander darchiev nderroi jete papritur ne moshen 66 vjecare 6af558979b6a1

Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare

November 12, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë papritur në moshën 66-vjeçare. Ministria e Jashtme Ruse, e cila zbuloi lajmin, nuk dha detaje të mëtejshme mbi shkaqet apo rrethanat e vdekjes. Në një deklaratë zyrtare, diplomacia ruse e cilësoi Darchievin si një “diplomat të shquar, drejtues me përvojë dhe koleg të dashur”.

Darchiev ishte emëruar ambasador i Rusisë në SHBA në mars të vitit 2025, pak kohë pasi Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. Ai qëndroi në këtë detyrë për rreth një vit e gjysmë.

Diplomati rus kishte një karrierë të gjatë në marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, ai drejtoi Departamentin e Amerikës së Veriut në Ministrinë e Jashtme ruse, ndërsa nga viti 2021 deri në vitin 2024 shërbeu si ambasador i Rusisë në Kanada.

Emërimi i tij në Uashington ndodhi në një periudhë tensionesh të larta mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, për shkak të luftës në Ukrainë. Në vitin 2022, pas nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës, Darchiev e kishte cilësuar atë si një “masë të nevojshme”.

Alexander Darchiev e kishte nisur karrierën diplomatike në vitin 1992, kur iu bashkua shërbimit diplomatik rus, duke shërbyer fillimisht si sekretar i parë dhe drejtues i departamentit për Amerikën e Veriut në Ministrinë e Jashtme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshje shiu dhe shtrengata parashikimi i motit per sot 12 nentor 2026 6af5586267eb8
Lajmi i mëparshëm

Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot, 12 nëntor 2026

Të fundit nga

ShkoLartë