vdekja misterioze e kusheririt te princit alberto ii ne monako ndalohet nje person 6ae0cd38a3573

Vdekja misterioze e kushëririt të Princit Alberto II në Monako, ndalohet një person

October 27, 2026
1 minut lexim

Një person është ndaluar dhe marrë në pyetje nga autoritetet në Monako, në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit Antoine de Massy, kushëririt të Princit Alberto II.

Sipas mediave lokale, kamerat e sigurisë e kanë filmuar personin në parkun ku u gjet trupi i pajetë i të riut, pranë vendit të ngjarjes. Të hënën në mbrëmje, masa e ndalimit iu zgjat edhe me 24 orë.

Antoine de Massy, djali i baronit Christian de Massy dhe Cecile Gelabale, nuk ishte paraqitur në drekën tradicionale familjare të së dielës, duke shqetësuar të afërmit e tij. Pas njoftimit të policisë, autoritetet nisën kërkimet për gjetjen e tij.

Disa orë më vonë, trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet në një park përgjatë bulevardit Larvotto, pas Villa Sauber, në Monako.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, nuk janë bërë publike përfundime zyrtare mbi mënyrën se si ka humbur jetën i riu.

Pas lajmit tragjik, Princi Alberto II dhe bashkëshortja e tij, Princesha Charlene, shprehën trishtimin për vdekjen e të afërmit të tyre.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa personi i ndaluar po merret në pyetje nga autoritetet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mot i lig ne stamboll rruge te permbytura kaos ne trafik 6ae0cd07d3414
Lajmi i mëparshëm

Mot i lig në Stamboll! Rrugë të përmbytura, kaos në trafik

haxhiu ne shkup nuk presim ndryshime ne qasjen e serbise ndaj kosoves 6ae0cd8e22fec
Lajmi i radhës

Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë