vdekja e te paraburgosurit ne burgun e hajvalise shkarkohet drejtori i psikiatrise vjen reagimi i tij 68cd40e20feca

Vdekja e të paraburgosurit në burgun e Hajvalisë/ Shkarkohet drejtori i Psikiatrisë, vjen reagimi i tij

September 19, 2025
1 minut lexim

Dr. sci. Shpend S. Haxhibeqiri ka reaguar pas vendimit për largimin e tij nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, duke e cilësuar vendimin të paarsyetuar dhe të paqartë profesionalisht e juridikisht.

Sipas tij, vendimi i marrë nga QKUK-ja, me arsyetimin “ristrukturim”, është ndërmarrë pa asnjë konsultim paraprak dhe ka dëmtuar besimin në menaxhimin transparent institucional.

“Ditëve të fundit janë publikuar insinuata se shkarkimi im lidhet me rastin tragjik të ndodhur jashtë institucionit tonë, pra që nuk është kompetenca jonë. Dua të jem shumë i qartë:• Instituti ka kryer të gjitha ekzaminimet dhe procedurat në kohë, sipas standardeve profesionale dhe jane dorezuar organeve kompetente.• Përgjegjësia për këtë tragjedi nuk mund të zhvendoset padrejtësisht mbi institucionin tonë.• Për katër vjet me radhë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike nuk ka pasur asnjë incident të ngjashëm, gjë që dëshmon për përkushtimin dhe seriozitetin e stafit. Këto pretendime janë të pavërteta dhe të papranueshme dhe i konsideroj si përpjekje për të njollosur punën e institucionit dhe arritjet tona, për çka do të merren organet e drejtësisë”, ka shkruar mes tjerash Haxhibeqiri.

Reagimi i tij i plotë:

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lojtari nga kosova shperblehet para sfides me serbine 68cd40d78b794
Lajmi i mëparshëm

Lojtari nga Kosova “shpërblehet” para sfidës me Serbinë

tritoli ne banesen e xhelal mziut berisha akt terrorizmi shteteror veprim i qendrimeve te djeshem ne parlament 68cd41833efc3
Lajmi i radhës

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Akt terrorizmi shtetëror! Veprim i qëndrimeve të djeshëm në Parlament

Të fundit nga

ShkoLartë