vdekja e dy motrave ne sarande reagimi i forte i erion braces ishte vrasje te ndryshojne urgjent 2 ligje ne kodin rrugor dhe penal 68ad816474fca

Vdekja e dy motrave në Sarandë, reagimi i fortë i Erion Braçes: Ishte vrasje! Të ndryshojnë urgjent 2 ligje në Kodin Rrugor dhe Penal

August 26, 2025
min lexim

Pas lajmit tragjik të vdekjes së dy motrave nga Delvina në aksidentin e ndodhur pak ditë më parë, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe.

Ky i fundit kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të shtetit që përdorin edhe armët e shërbimit për ngjarje kriminale.

Braçe e cilëson një vrasje dhe jo një aksident rrugor, pasi shoferi që i përplasi, ishte në gjendje të dehur, ndaj kërkon ndryshimin e ligjit për këto raste dhe ashpërsimin e tij.

Postimi i Erion Braçes:

Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit.

Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre, gjithkujt që i njohu e ndau jetën e shkurtër me to! Është e tmerrshme, nuk ka ngushëllim, fare!

Kam prej mëngjesit të djeshem që dëgjoj:

Aksident, aksident rrugor!

Jooooo! Nuk është aksident!

Të dehesh, të marrësh makinën, të dalësh me të në rrugë, të ecësh me shpejtësi përtej normës, të hysh në parakalim të gabuar dhe t’i shkosh tjetrit përballë në korsinë e tij, nuk është aksident, as aksident me pasojë vdekjen!

Është vrasjeeee me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e një të trete.

Kodi ynë Rrugor e Kodi ynë Penal nuk e njeh këtë nocion, ndërkohë në rrugë ndodh si vrasje me dshje madje!

Duhet të ndryshojmë dy ligjet sa më parë;

Dëgjoja dje arrestohet shoferi, ishte i dehur, ishte me shpejtësi, hyri në parakalim të gabuar;

Ja u arrestua, po pastaj? Do hetohet e gjykohet për aksident me pasojë vdekjen? Nuk është i tillë!

E dyta, dëgjova po dje se autori është punonjës i Ministrisë së Brendshme; Nuk e di në qëndron kjo apo jo.

Por një ligj i ri për përgjegjësitë përtej punës që bëjnë për punonjësit e shtetit duhet të hartohet sa më parë, tani! Doemos këta duhet të kenë përgjegjësi publike, më shumë se çdo qytetar i zakonshëm.

Dëgjoj shpesh, përdori armën e shërbimit e vrau gruan, sulmoi komshiun, kërcënoi një tjetër në lokal, ndërtoi pa leje, shkeli ligjin dhe në fund, ishte punonjës i shtetit.

Kjo nuk duhet të ndodhë më!

Me ligj çdo punonjësi shteti duhet t’i ngarkohet përgjegjësi e t’i kufizohen akte që kanë në thelb paligjshmërinë duke përdorur fuqinë e të qenit në një zyrë shteti!”


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

demi kosova qendron keq e renditur ne procesin e konsultimeve
Lajmi i mëparshëm

Demi: Kosova qëndron keq e renditur në procesin e konsultimeve buxhetore

trump kercenon me tarifa te reja vendet qe diskriminojne kompanite amerikane te teknologjise 68ad81d480467
Lajmi i radhës

Trump kërcënon me tarifa të reja vendet që “diskriminojnë” kompanitë amerikane të teknologjisë

Të fundit nga

ShkoLartë