vdekja e 39 vjecares tek trauma nisin hetimet per qytetaren nga kosova dyshimet paraprake pesoi arrest kardiak 68a98ce45a55f

Vdekja e 39-vjeçares tek Trauma/ Nisin hetimet për qytetaren nga Kosova, dyshimet paraprake: Pësoi arrest kardiak

August 23, 2025
1 minut lexim

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një 39-vjeçareje nga Kosova tek spitali i Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për “Vlerësim”, pasi më datë 21.08.2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja A. I., 39 vjeçe, banuese në Kosovë. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar saktë shkakun e ndërrimit të jetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tregu i lire asnje biznes ne veri nuk u shkyc nga rrjeti energjetik zrre jep detaje 68a98c419d25c
Lajmi i mëparshëm

​“Tregu i lirë”, asnjë biznes në veri nuk u shkyç nga rrjeti energjetik – ZRRE jep detaje

volkswagen ka arritur perseri statusin e kultit me modelin california 68a98d181f36d
Lajmi i radhës

Volkswagen ka arritur përsëri statusin e kultit me modelin California

Të fundit nga

ShkoLartë