vdekja e 27 vjecarit hoxha rast qe duhet te beje kthese edhe ne reformen e policise 686c5ad9571c3

Vdekja e 27-vjeçarit, Hoxha: Rast që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë

July 8, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha ka folur në lidhje me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan.

Ai për këtë rast tha se duhet të jetë një hetim transparent, sepse sipas tij është një nga rastet që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë.

Jo vetëm si profesionist, por natyrshëm edhe si qytetar i këtij vendi, një rast i tillë është i dhimbshëm, i papranueshëm si rast, si ndodhi sepse është krijuar përceptimi tashmë se një qytetar ka vdekur në duart e policisë, por natyrshëm që nuk duhet ngutemi në epilog dhe në vlerësimin përfundimtar”.

Është një vdekje e dyshimtë, policët po hetohen si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”, por duhet të jetë një hetim gjithëpërfshirës, hetim transparent sepse është një nga rastet që duhet të bëjë kthesë ndoshta edhe në reformën e Policisë së Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe Akademinë e Drejtësisë, edhe Akademinë Policore të Trajnimeve në Vushtrri, të rishikohen edhe modulet e trajtimeve”, u shpreh tutje Hoxha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen i mendon qe kritikat e ke se per boten serbe jane kritika qe vijne nga bdi ja 686c50c8d464e
Lajmi i mëparshëm

VLEN-i mendon që kritikat e KE-së për “Botën Serbe” janë kritika që vijnë nga BDI-ja!

hungaria goditet nga stuhia dhe rrebeshet e shiut aeroporti i budapestit pezullon perkohesisht fluturimet 686c5bc8e685c
Lajmi i radhës

Hungaria goditet nga stuhia dhe rrebeshet e shiut, aeroporti i Budapestit pezullon përkohësisht fluturimet

Të fundit nga

ShkoLartë