vdekja e 25 vjecares nga kosova ne tetove prokuroria nuk ka indikacione per veper penale 690c6336a643c

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria: Nuk ka indikacione për vepër penale

November 6, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore kanë deklaruar se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë të 25-vjeçares nga Kosova e cila u gjet e vdekur.

Ata thonë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale”.
“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ronaldo zbulon blerjen me te shtrenjte ne jeten e tij 690c59b50d174
Lajmi i mëparshëm

​Ronaldo zbulon blerjen më të shtrenjtë në jetën e tij

zv drejtori i doganave dauti raporti i progresit te ke per vendin doganat me rezultate historike progres serioz dhe integrim i pershpejtuar ne be 690c6a50db5bc
Lajmi i radhës

Zv Drejtori i Doganave Dauti: Raporti i progresit të KE për vendin, Doganat me rezultate historike – “Progres serioz dhe integrim i përshpejtuar në BE”

Të fundit nga

ShkoLartë