vazhdon procesi gjyqesor per zjarrin tragjik ne diskoteken puls 694cfcbd9f009

Vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”

December 25, 2025
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot pritet të mbahet një seancë e re për zjarrin tragjik që goditi diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Në rend dite janë fjalët hyrëse të mbrojtjes së Aleksandar Nacevit, të cilin prokuroria e konsideron si pronar joformal të agjencisë së sigurimit “Rubikon”, si dhe të personave juridikë “MMMM Kafe” SHPKNL Koçan dhe “Rubikon Security Solutions”.

Në seancën e mëparshme, prokurori Borçe Janev theksoi se gjykimi është më shumë se një përpjekje për ndëshkim – është një hap drejt përballjes publike me përgjegjësinë institucionale. “Zjarri nuk është vetëm pasojë e piroteknikës, por rezultat i viteve të dështimeve sistemike, heshtjes dhe mungesës së kontrollit”, tha Janev, duke shtuar se klubi ishte shndërruar në një “kurth vdekjeprurës”.

Të gjithë të akuzuarit deri më tani kanë mohuar fajësinë për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Disa prej tyre, përmes avokatëve, shprehën ngushëllime për familjet e viktimave, por këmbëngulën se tragjedia ishte pasojë e dështimeve institucionale dhe jo e përgjegjësisë së tyre personale.

Pronari i klubit, Dejan Jovanov, i cili ndodhet në paraburgim prej nëntë muajsh, deklaroi se ende nuk mund ta besojë tragjedinë dhe se kurrë nuk do të kishte lejuar kushte të pasigurta në klub. Djali i tij, Mihail Jovanov, pretendon se ndaj tij nuk ka prova. Mbrojtjet e të akuzuarve të tjerë – përfshirë ish-funksionarë dhe inspektorë – theksuan se kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe se nuk kanë pasur kompetencë apo mundësi për ta parandaluar zjarrin.

Sipas aktakuzës, diskoteka “Puls” për vite me radhë ka funksionuar në mënyrë të paligjshme – me numër vizitorësh mbi të lejuarin, pa leje përkatëse dhe pa sistem për mbrojtje nga zjarri. Zjarri, i cili shpërtheu më 16 mars 2025 gjatë performancës së grupit “DNK”, u shndërrua në tragjedinë më vdekjeprurëse të këtij lloji në vend, duke lënë plagë të thella te familjet e viktimave dhe në mbarë shoqërinë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si ta shpetoni bredhin e vitit te ri nga macja 2 truke te thjeshta qe funksionojne vertet 694cf33214d05
Lajmi i mëparshëm

Si ta shpëtoni bredhin e Vitit të Ri nga macja: 2 truke të thjeshta që funksionojnë vërtet

gashi uron besimtaret katolike festat e krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje solidariteti humanizmi 694d03e1668af
Lajmi i radhës

Gashi uron besimtarët katolikë: Festat e Krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi

Të fundit nga

Krishtlindje nën hijen e luftës në Ukrainë

Krishtlindje mes pasigurie, larg shtëpive dhe nën hijen e luftës. Për mijëra ukrainas, festa këtë vit nuk solli qetësi, por një tjetër kujtesë të asaj që është humbur dhe të asaj që
ShkoLartë