vazhdon kaosi ne transportin urban ne shkup autobuset serish nuk arrijne ne kohe 68f27cd2ccb03

Vazhdon kaosi në transportin urban në Shkup, autobusët sërish nuk arrijnë në kohë

October 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 tetor – Orari i linjave të autobusëve në tabelën ku tregon minutat se për sa kohë vjen autobusi i radhës, duket se vetëm harxhon rrymën kot, pasi nuk përputhët me realitetin e pritjes. Pensionistë, nxënës e qytetarë që shkonin në punë, edhe sot priten me orë të tëra për autobusët e vonuar të transportit urban të kryeqytetit.

Në stacionet më të frekuentuara, pritjet zgjatin, qytetarët presin në stacion pa e ditur se për sa kohë do të vijë autobusi, e aq më pak se çfarë po ndodh me transportin urban.

“Shumë pritet për autobusë, e perse nuk e di”, u shpreh një qytetare.

“Ja presim që të vije 65-a. Sa kohë? Unë pres 20 minuta. Unë pres 45 minuta edhe unë e pres 65-sën”, tha një tjetër qytetare.
“Pres 30 minuta ndoshta edhe më shumë kohë dhe nuk ka”, theksoi një qytetare.

“Autobusët! Nuk janë të rregullt. Jo, jo. NQP-ja është kompani e humbur, nuk ka naftë, nuk ka shoferë, nuk kanë pjesë e ne do të presim këtu, kush na pyet neve. Ne qytetarët katastrofë. Sa kohë pritet? Gjatë sigurisht, nga një orë presim. Në çfarë ngjanë kjo”, deklalroi një qytetar.

Nga NQP mbeten në komunikatën e një dite më parë ku njoftuan se kanë marrë një njoftim nga furnizuesi me gaz natyror se do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz, gjë që sipas ndërmarrjes, mund të shkaktojë reduktim në disa linja të transportit publik, veçanërisht ato që përdorin gazin si lëndë djegëse.

Sipas informative tona, problemi me furnizimin me gaz natyror për autobusët e ndërmarrjes është zgjidhur por në terren gjendja përsëri ishte e renduar. Javë më parë kishte edhe reduktime nga ana e transportuesve privatë, për shkak të borxhit që ndërmarrja kishte ndaj tyre. Pas pagesës së një sasie të borxhit, transportuesit privatë u rikthyer sërish në qarkullim./Alsat/

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

frizura qe te gjithe e duan kete vjeshte moderne dhe e lehte per tu mirembajtur 68f26c3385367
Lajmi i mëparshëm

Frizura që të gjithë e duan këtë vjeshtë: Moderne dhe e lehtë për t’u mirëmbajtur

amir elezi vlen fiton shumicen e komunave aki ne e pret humbje e thelle 68f27d78cba5a
Lajmi i radhës

Amir Elezi: VLEN fiton shumicën e komunave, AKI-në e pret humbje e thellë

Të fundit nga

ShkoLartë