13
Shkup, 8 korrik – Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për amendamentet e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2025.
Dje ishin shqyrtuar, por nuk morën mbështetje disa amendamente të parashtruara nga deputetët e opozitës, në mesin e të cilëve edhe amendamenti i deputetëve të LSDM-së për përcaktimin e mjeteve të buxhetit për të lënduarit në zjarrin në Koçan, për të cilin zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski vlerësoi se është për marrjen e pikëve politike.
Për rebalancin e Buxhetit janë dorëzuar 200 amendamente, prej të cilëve 160 të LSDM-së.
Të ardhurat totale me rebalancin janë parashikuar në 362,4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 403,7 miliardë denarë, një për qind (rreth 3,5 miliardë denarë) më shumë se parashikimet fillestare në planin për këtë vit. Projeksioni i PBB-së mbetet në 3,7 për qind, ndërsa inflacioni është parashikuar në 2,8 për qind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e PBB-së, pra 41,3 miliardë denarë ose 4 për qind e PBB-së. Shpenzimet kapitale, nga ana tjetër, në 47,5 miliardë denarë. Sipas parashikimeve të Qeverisë, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 do të arrijë në 53,3 për qind të PBB-së, ndërsa borxhi publik pritet të jetë në nivelin e 62,1 për qind.
Burimi: zhurnal.mk


