vazhdojne premtimet per perfundimin e kanalizimit ne zajaz banoret nuk kane asnje informacion se cfare po ndodh 6af0d7d335b2c

Vazhdojnë premtimet për përfundimin e kanalizimit në Zajaz! Banorët nuk kanë asnjë informacion se çfarë po ndodh

November 8, 2026
1 minut lexim
zajaz

Banorët e Zajazit ende e kanë të paqartë se pse u ndërprenë punimet e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit para një viti e gjysmë. Punimet e rrjetit me rreth 100 km, që niste në Zajaz dhe përfundonte në në fshatin Drugovë të Kërçovës, filluan në vitin 2022. Në vitin 2024 punimet u ndërprenë dhe projekti mbeti vetëm më 17% punë të kryer. Prej atëherë, banorët nuk dinë gjë për fatin e projektit.

Banorët thonë se i kanë humbur shpresat se ky projekt do të rifillojë, njëjtë si për spitalin e Kërçovës që nuk u përfundua asnjëherë.

Megjithatë Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Muamet Hoxha, premton se projekti do të përfundohet, por pa dhënë detaje të hollësishme.

Projekti po realizohej me financim të Bashkimit Evropian, me vlerë afro 16 milionë euro. Siç ka thënë më herët ish-kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari, projekti u ndërpre për shkak të kompanisë nga Azerbajxhani e cila fitoi tenderin, filluan me punimet me kompanitë vendase, por më pas falimentoi Banka në Azerbajxhan nga e cila kompania merrte garancinë bankare./tv21

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hakerohet rosstat zbulohen te dhenat ja sa ruse kane humbur jeten ne lufte ne ukraine 6af0d77b3f1fe
Lajmi i mëparshëm

Hakërohet Rosstat, zbulohen të dhënat: Ja sa rusë kanë humbur jetën në luftë në Ukrainë

ia fotografoja frigoriferin e zbrazet me jepte vetem 20 euro ne jave nichi rrefen per ish
Lajmi i radhës

“Ia fotografoja frigoriferin e zbrazët, më jepte vetëm 20 euro në javë”, Nichi rrëfen për ish-menaxherin

Të fundit nga

ShkoLartë