vazhdojne lojerat e taravarit mickoskit i propozon qeveri me bdi ne 686a87c068665

Vazhdojnë lojërat e Taravarit, Mickoskit i propozon Qeveri me BDI-në

July 6, 2025
1 minut lexim

Arben Taravari siç duket ende nuk e ka ndarë mendjen dhe vazhdon me lojrat politike mes dy taboreve. Siç konfirmoi ditë më parë edhe vetë kryeministri Hristijan Mickoski, Taravari vazhdon ti propozojë atij që ta marin BDI-në në Qeveri dhe ta largojnë një pjesë të VLEN-it, konkretisht Izet Mexhitin, ndërsa bashkë me të ta lënë edhe Ziadin Selën në opozitë.

Por, nga ana tjetër burime partiake për InfoShqip thonë se Taravari dërgon thuajse çdo ditë ndërmjetësues tek krahu i Ziadin Selës, përmes të cilëve propozon që të ribashkojnë partinë dhe bashkë të hyjnë në Qeveri dhe ta lënë BDI-në vetë në opozitë me partitë më të vogla të Frontit Europian.
Sipas këtij skenari, Taravari kërkon që ASH e bashkuar të garojë në të gjitha komunat duke i ndarë ato 50-50 me krahun e Selës dhe kudo që të dalin në rreth të dytë, të bëjnë marrëveshje shtesë me VLEN-in për mbështetje në komunat reciproke.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paparazzi edi dhe anisa kapen mat ne istog 686a85a40aea4
Lajmi i mëparshëm

Paparazzi: Edi dhe Anisa kapen mat në Istog

pasdite priten reshje shiu ne disa pjese te vendit 686a89dedb884
Lajmi i radhës

Pasdite priten reshje shiu në disa pjesë të vendit

Të fundit nga

ShkoLartë