Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Pejës.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar se në fshatrat Qyshk dhe Loxhë po realizohet faza e dytë e këtij aksioni, me qëllim të përmirësimit të gjendjes mjedisore dhe krijimit të hapësirave më të pastra e më të shëndetshme për qytetarët.
Pacolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit.
Postim i plotë:
Po vazhdojmë me aksionin për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në Pejë.
Në fshatrat Qyshk dhe Loxhë po realizohet faza e dytë e aksionit për largimin e deponive ilegale, me qëllim të përmirësimit të gjendjes mjedisore dhe krijimit të hapësirave më të pastra e më të shëndetshme për qytetarët.
Apelojmë te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit.
Bashkë e bëjmë Kosovën të pastër e të shëndetshme!
#Atdhetjetërnukkemi
Burimi: botasot.info


