vazhdo plako mesazh i ashper i bytycit per perparim ramen 6975c99f83f95

“Vazhdo plako!” – Mesazh i ashpër i Bytyçit për Përparim Ramën

January 25, 2026
1 minut lexim

Profesori Enver Bytyçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili u shpreh i indinjuar për një ligjëratë në shkollën “Xhevdet Doda” mbi Gjykatën Speciale.

Bytyçi tha se ligjërata ishte pjesë e një projekti kulturor dhe se informimi për institucionet kushtetuese nuk përbën shkelje ligji, përcjell Bota sot.

“Një ligjëratë në shkollën e Prishtinës “Xhevdet Dota” për të informuar nxënësit rreth Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ka “indinjuar” kreun e komunës Prishtinë, Përparim Rama. Së paku kështu është shprehur ai për mediet dhe është zotuar se do të marrë masa kundër drejtorisë së shkollës.

Kot me pyet: – A ka punë tjetër për të bërë kryetari i Prishtinës përveç kësaj? Se ligjërata në fjalë është bërë në kuadër të një projekti kulturor për informim për një gjykatë të cilën deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë kyç në kushtetutë. Pse duhej të indinjohej Përparimi? Çfarë shkelje ligji është të mbahen ligjërata për institucionet kushtetuese të Kosovës, pavarësisht ku ato e kanë selinë dhe çfarë pune bëjnë?!”, tha ai.

Ai akuzoi Ramën për servilizëm politik ndaj Edi Ramës dhe për cenim të LDK-së, duke paralajmëruar se kjo qasje po e çon partinë drejt greminës.

“Ah Përparim! Mbete peng i politikave dhe ideologjisë së Sorosit të përfaqësuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama! Ty nuk të shqetëson ligjërata. Ty të shqetëson aleanca me Edi Ramën dhe PDK-në e Kosovës, të cilën nuk dëshiron ta cënosh sado pak. Dhe sa kohë Përparim Rama do të jetë peng e shërbëtor i Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe të tjerëve që kanë luajtur me Kosovën e jo vetëm me Amerikën “k.as”, aq kohë do ta çosh Lidhjen Demokratike drejt greminës! Vazhdo plako se mirë e ki! Theja qafën jo vetëm Lumirit, por edhe vetë partisë që themeloi i madhi Ibrahim Rugova!”, theksoi Bytyçi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushte atmosferike te paqendrueshme dhe reshje shiu si paraqitet moti per kete te diel 6975c942a368d
Lajmi i mëparshëm

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, si paraqitet moti për këtë të diel

alpinisti ngjitet ne majen e rrokaqiellit ne taipei 101 pa litare ose rrjete sigurie 6975c9b62ac0d
Lajmi i radhës

​Alpinisti ngjitet në majën e rrokaqiellit në Taipei 101 pa litarë ose rrjetë sigurie

Të fundit nga

ShkoLartë