vatra te reja zjarri edhe ne fshatrat e podujeves bulliqi situata eshte e rende dhe kerkon angazhim te perbashket 6884fea241aa2

Vatra të reja zjarri edhe në fshatrat e Podujevës, Bulliqi: Situata është e rëndë dhe kërkon angazhim të përbashkët

July 26, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha sot se vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri edhe në fshatrat përreth Pakashticës, si Metehia dhe Repa.

Bulliqi në një postim në Facebook shkruan se situata është e rëndë dhe kërkon angazhim të përbashkët.

“Po vazhdojmë të përballemi me vatra të reja zjarri edhe në fshatrat përreth Pakashticës, si Metehia dhe Repa. Ekipet tona janë të angazhuara maksimalisht në terren, me mbështetjen edhe të Agjencisë për Menaxhim Emergjent dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Situata është e rëndë dhe kërkon angazhim të përbashkët. U bëj thirrje qytetarëve të këtyre zonave që të tregojnë bashkëpunim me zjarrfikësit dhe policinë, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të zjarreve dhe të mbrojmë pronat.

Jemi bashkë në këtë sfidë!”, shkruan ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

inteligjenca artificiale ne ndihme te sulmeve kibernetike 6884fc859c542
Lajmi i mëparshëm

Inteligjenca artificiale në ndihmë të sulmeve kibernetike

studim i ri sksi oral i hershem dhe me shume partnere rrit ndjeshem rrezikun per kancer orofaringeal te lidhur me hpv ne 6884ffcd46656
Lajmi i radhës

Studim i ri: S*ksi oral i hershëm dhe me shumë partnerë rrit ndjeshëm rrezikun për kancer orofaringeal të lidhur me HPV-në

Të fundit nga

ShkoLartë