vater e re e murtajes se bagetive ne libohove nisin kontrollet ne terren 685ed7025aa0e

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë, nisin kontrollet në terren

June 27, 2025
1 minut lexim

Në Gjirokastër vijojnë kontrollet e vazhdueshme në fermat dhe tufat e bagëtive të imta pas shfaqjes së vatrës së parë të murtajës së ruminantëve të vegjël.

Tufa e bagëtive të prekura nga kjo sëmundje u evidentua këtë javë në një fermë në qytetin e Libohovës. Krahas karantinimit të 256 krerëve bagëti dhe monitorimit të sëmundshmërisë së tyre janë shtuar kontrollet epidemiologjike nga veterinerët edhe në tufat e tjera që mbarështrohen në Qarkun e Gjirokastrës.

“Shkojmë në terren dhe bëjmë identifikimin e të gjitha  fermave duke filluar  nga ato që ndodhen më afër vatrës, janë caktuar zonat 3 km  dhe zonat 10 km,në zonën 3 km  bëjnë pjesë vetëm bashkia Libohovë,qyteti dhe fshati Nepravishtë kurse në zonën 10 km  është që nga Pogoni , Dropulli, dy fshatra të komunës Antigone, Lazarati”, tha Flora Zharkalli , përgjegjëse e sektorit veterinar.

Murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Në bashkëpunim me laboratorin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë, kryhet ndjekja e çdo rasti të dyshuar për bagëtitë e prekura nga kjo sëmundje.

Prandaj ne e monitorojmë çdo ditë  sepse ajo mund të jetë edhe në formën subklinike dhe do ta monitorojmë  deri të paktën 10 ditë”, shtoi Zharkalli.

Murtaja e që prek bagëtitë e imta është një sëmundje virale shumë ngjitëse që mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme në blegtori. Kontrolli dhe menaxhimi i hershëm i rasteve është thelbësor për të parandaluar përhapjen. Në të gjithë vendin deri më tani janë me dhjetëra ferma ku është konstatuar kjo sëmundje, ndërsa numri i bagëtive të asgjesuara është mbi 1300.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski duhet te verifikohet nese ka pergjegjesi penale per regjistrimin e popullsise 685ecd660c221
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Duhet të verifikohet nëse ka përgjegjësi penale për regjistrimin e popullsisë

ndryshimet ne ligjin per sportin reagon fshsu koksh merr kompetencat e federates te ndalet centralizimi 685ed73eaeedb
Lajmi i radhës

Ndryshimet në ligjin për sportin, reagon FSHSU: KOKSH merr kompetencat e federatës, të ndalet centralizimi

Të fundit nga

ShkoLartë